Dirigjenti i njohur refuzoi ftesën: Samiti i Diasporës, antimiting i Kryeministrit

Të enjten mbahet Samiti i dytë i Diasporës shqiptare por dirigjenti i njohur Bujar Llapaj ka refuzuar ftesën e Ministrit Majko.
Në një lidhje me skype për Ora News nga Kanadaja ai tha se, e konsideron amorale pjesëmarrjen e tij në një aktivitet ku harxhohen 60 milion lekë, teksa shkollat e vendit janë pa ngrohje.
Llapaj: Duket një lloj cinizmi për të ftuar dhe harxhuar kaq shumë për tu lidhur me Diasporën. Me teknologjinë e sotme mund të lidhesh si tani ne, mund të japësh dhe mendjen pa harxhuar asgjë. E quaj hipokrizi sepse edhe sloganet që janë “Gjithë vëmendja për Diaporën”, mendoj se Diaspora do të ishte më e lumtur sikur e gjithë vëmendja të ishte për njerëzit që jetojnë në Shqipëri dhe të përmirësohej jeta e tyre. Harxhojnë 60 milion lekë për atë dhe nuk ke ngrohje në shkolla, ke njerëz pa bukë. Pjesmarrja ime, që në emër timin të harxhohen këto para, mua më duket amorale.
Për Llapaj, Samiti i parë nuk prodhoi asgjë. Ndërsa të dytin e sheh si një antimiting të kryeministrit kundrejt opozitës.
Llapaj: Kjo është si një dasmë dhe në këtë situatë politike që është në Shqipëri është gati si një lloj antimitingu, të shikosh sesa përkrahje ka kryeministri dhe qeveria. Kjo përçan dhe Diasporën që nuk kanë nevojë për këto sulltanate.
Për diregjentin e njohur, ajo çfarë Diaspora pret me padurim nga qeveria shqiptare është garantimi i të drejtës së votës.
Llapaj: E drejta e votës është e drejta për tu konsideruar fillimisht. Nuk mund të vi unë aty si mendjemadh në një forum dhe qeveri që injoron mendjet dhe intelektualët që janë në Shqipëri.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Cunami që kyçi dje Ramën në bunkerin e vetmisë
Artikulli tjetërLidhjet e fshehta të Ramës me Hezbollahun libanez dhe pse u vonua dëbimi i ambasadorit iranian