Disa ditë më parë u paraqit në SPAK, deputeti i Berishës nën hetim për fshehje pasurie!

Deputeti Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

Artikulli paraprakKorrupsion shtetëror/ Maxhoranca shkallmoi Ligjin e Prokurimeve për t’i hapur rrugë kontratave miliona euro të lobimit
Artikulli tjetërHasan Tasini dhe përpjekjet për një alfabeti të ri të gjuhës shqipe! Pse u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti i Stambollit