“Disa nga viktimat janë të moshës 14-24 vjeç”- Zjarri në diskotekën në RMV, drejtoresha e spitalit të Koçanit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmin nga monoksidi karbonit

Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, së fundi në një konferencë për media, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë dhe se disa nga viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani.

 

Ajo tha se në spitalin që ajo drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të vdekur. Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni.

Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, por disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.

Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç, tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.

Exit mobile version