Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!

NGA ALBAN DACI

Të rinjtë që janë lindur apo rritur në Diasporë, kanë pak ose thuajse fare interes për politikën në përgjithësi dhe aq më pak për atë të Atdheut (të vendit ku u rritën dhe u larguan në dëshpërim e pa shpresë prindërit e tyre).
Ata të moshës madhore edhe pse mund të ketë interes ndaj politikës të vendit të origjinës e mund të shfaqin interes për të votuar nuk janë shumë praktik me IT për të bërë regjistrimin paraprak ashtu siç parashikohet aktualisht.

Me këtë mënyrë që është parashikuar të votohet përmes postës do të ketë orientim e ndikim të preferencës së votës. Edhe pse fleta e votimit do të vij me postë, askush nuk mund t’i pengojë që një grupim edhe i konsiderueshëm, të ulen në një barë dhe nën orientimit e ndonjë përfaqësues politike, përmes premtimeve apo të ndonjë metode tjetër jo të ligjshme, ta plotësojnë të gjithë së bashku po në grup fletën e votimit e pastaj secili të shkojë e ta postojë në postë për llogari personale.
Vota dhe votimi ashtu siç parashikuam mundësinë e më sipërme nuk është më sekret, sepse mjafton që një grup të ulen në një “piazza” ose në një bar dhe nën diktim apo orientim të votojnë në grup për një preferencë të përbashkët politike.

Kushti që çdo votues që jeton jashtë duhet ta paguaj vetë koston e dërgimit të fletës së votimit me një kosto që mund të jetë nga 30-50 euro, është antikushtetues, sepse shqiptarët për faktin e vetëm që jetojnë jashtë duhet të paguajnë për të ushtruar një të drejtë kushtetuese, ku KQZ ka fonde për realizimin e zgjedhjeve nga buxheti i shtetit, partitë politike e sidomos ato parlamentare kanë fonde nga buxheti i shtetit, qytetarët që jetojnë në Shqipëri votojnë pa paguar asgjë e shqiptarët që jetojnë jashtë duhet të paguajnë koston e dërgimit të fletës të votimit në Shqipëri. Duke qenë se do të ketë kosto të konsiderueshme për dërgimit e fletës së votim, rrezikohet që dikush ose ndonjë përfaqësues politik i ardhur nga shtetit amë, të nxisë e të bëjë orientimin e votës sipas preferencës së tij kundrejt të pagesës së kostos të dërgimit me postë të fletës të votimit dhe të ndonjë favori tjetër të ngjashëm dhe të paligjshëm.

Barazia e votës nuk ekziston, sepse do të ketë mundësi për të ushtruar votën vetëm ai që ka mundësi të paguaj koston e dërgimit të fletës së votimit.

Edhe pse pritet me shumë interes dhe si një e drejtë kushtetuese votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë ai, sipas mendimit tim do të ketë shumë problematika e disa serioze si ato që nënvizova më sipër. Megjithatë, mbetet idesë se është një e drejtë kushtetuese e vonuar për mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë.

Më habit fakti se për çështjen e votës së emigrantëve nëpër studio televizive me një far skepticizmi dhe deri në përbuzje flasin kurrfarë analisti, edhe ata që s’kanë jetuar asnjë ditë si emigrant dhe nuk e njohin fare realitetin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Shqiptarët që jetojnë jashtë, jo vetëm që janë përjashtuar dhe po përjashtohen qëllimisht edhe nga një e drejtë tjetër e rëndësishme kushtetuese siç është ajo e përfaqësimit, por përjashtohen edhe nga debatet publike që cekin çështjen e të drejtat e tyre. Mos vallë kjo është e qëllimshme, sepse status quo-ja kërkon ta orientojë debatin vetëm në interesin e tyre? Ndoshta! Megjithatë, diaspora ka djem e vajza me vlera që mund të përfaqësojnë vetën, por edhe komunitetin dhe interesat kombëtare të Atdheut.

Artikulli paraprakShqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni! Qytetarët e Kosovës, përdoruesit më të mëdhenj të Inteligjencës Artificiale
Artikulli tjetërShtyhet seanca e radhës për “Sterlizimin”, çfarë tha ish-ministri Ilir Beqaj para gjykatës