Disfata ndaj Man Unitedit që ndryshoi karrierën e Messit

Në sezonin 2007/08, Lionel Messi, atëherë vetëm 20-vjeçar, ishte njëri ndër futbollistët më të talentuar dhe i torturonte mjaft shumë kundërshtarët. Por, edhe atëherë, kundërshtarët e lavdëronin pasi i turpëronte në ndeshje.

Argjentinasi do të kthehet nesër në Old Trafford, ku ka luajtur edhe më parë. Barcelona pësoi disfatë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Kjo disfatë ia trasoi rrugën Messit, pasi aty përfundoi projekti i Frank Rijkaardit dhe filloi qasja revolucionare e Pep Guardiolës.

Ronaldinho u largua dhe besnikëria e Guardiolës ndaj Messit i ndihmoi argjentinasit të bëhet lojtari që është tani.

Messi ishte titullar në atë ndeshjes më 29 prill të vitit 2008, përkrah Samuel Eto’os, duke e lënë Thierry Henryn në stol. Por, Barcelona nuk po gjente mënyrën për ta mposhtur Edwin van der Sarin dhe goli i Paul Scholesit në minutën e 14-të doli të jetë vendimtar, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Eliminimi i dëmtoi shumë katalonasit dhe Rijkaard u përshëndet me klubin, duke i dhënë fund karrierës në Camp Nou.

Rëndësia e Messit në skuadrën e Barcelonës u rrit nën drejtimin e Guardiolës dhe ia kaloi nga 16 gola në sezonin 2007/2008 në 36 në sezonin 2008/09. Pas kësaj, filluan të renditen edhe trofetë.

Këtë sezon, Messi nuk dëshiron që Manchester Unitedi t’ia përfundojë sërish ëndrrën për titullin e Ligës së Kampionëve. Ai është i etur për të shënuar gol në Old Trafford pasi që ky është njëri ndër stadiumet e vetme të mëdha ku nuk ka shënuar ende.

Artikulli paraprakJordi Cruyff: Ronaldo është i pavdekshëm, si babai im!
Artikulli tjetërSa vezë duhet të konsumojmë në javë sipas nutricionistëve