Diskriminimi me maturantët, vëllai i kreut të FRESSH shpallet fitues i të gjitha degëve

Ndërsa mijëra maturantëve u është hequr e drejta e studimit dhe po detyrohen t’i drejtohen universiteteve private për shkak të aferave Rama-Nikolla ndryshe paraqitet situata me maturantët të cilët janë pjesë e FRESSH apo janë familjarë të anëtarëve të FRESSH. Kështu është edhe rasti i denoncuar në media, ku Dejvis Muka vëllai i Kreut të FRESSH, Klisman Muka për Tiranën.
Një mesazh i Mukës drejtuar vëllait të tij vjen si një tallje dhe diskriminim për maturantët të cilëve u është hequr e drejta e studimit.
“Një Bravo dhe urime në universitet për tim vëlla  Dejvis, që sot është në një dilemë shumë të madhe pasi në 10 preferenca i ka fituar të 10. Dhe tani i duhet të zgjedhë mes Mjekësi, Inxhinieri, Financë, Informatikë Ekonomike, Shkenca Politike etj Urime vëlla dhe suksese në universitet” shprehet kreu i FRESSH për Tiranë në një mesazh drejtuar vëllait të tij.
Maturantët që nuk fituan asnjë degë studimi në fazën e parë edhe pse me mesatare mbi 9, kanë protestuar sërish. Ata u mblodhën para hyrjes së parlamentit për t’i njohur edhe deputetët me problemin e tyre. Maturantët vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për t’u bërë pjesë e auditoreve në universitet, pasi ndihen të penalizuar nga ndryshimi i rregullave të pranimeve. Protesta është shoqëruar edhe me një incident mes maturantëve dhe policisë. Një ditë më parë, maturantët protestuan përpara Kryeministrisë. Kjo bëri që kreu i qeverisë të mbledhë rektorët dhe së bashku me Ministren e Arsimit, t’i verë përballë pyetjeve të maturantëve, të cilët kërkuan shpjegime se pse gjenden jashtë listave të fituesve, kur mesatarja e tyre është e lartë.

Exit mobile version