Besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë sot Ditën e Ashures.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, dha sot mesazhin e tij të urimit nga Kryegjyshata. Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve.
“Apeli jonë mbetet më shumë: mirësi, paqe, dashuri mes njerëzve, pa dallim race, ngjyre, ideje apo feje. Në këto kohë të vështira, duhet të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe e në vëllazëri me njëri-tjetrin e me Zotin. Të duam e të respektojmë njëri-tjetrin në vendin ku jetojmë. Dëshmorët e Cerbelasë na qofshin në ndihmë të gjithëve e Zoti Lart na bekoftë”, tha Baba Mondi mes të tjerash.