Dita e Dëshmorëve të Kombit/ Deputetja e PD, Bano: Më sjell ndër mend të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit. Dhanë jetën për atdhe i cili u shndërrua në diktaturën më të egër!

Në ditën e Dëshmorëve të Kombit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka përkujtuar 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar. Në një postim në facebook, Bano shprehet se shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha. Ndërsa drama më e madhe sipas saj, është se askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Bano:

Dita e Dëshmorëve të Kombit më sjell ndërmend 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar.
Shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha.
Drama më e madhe është që kurrë askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore. Dhe kurrë askush nuk denjoi të pyeste veten PSE?!
Kush i lejoi sekretarët e rinisë dhe ish-sigurimsat të ngjiteshin vetë apo të ngjisnin sojin e tyre në parlament?
Kush mban përgjegjësi që sot në pushtet për të tretën herë është djali i Kristaq Ramës?
Kush i lejoi këto rudimente komunsitësh të vinin në pushtet?
Demokracia e vërtetë ndodh kur qytetarët marrin vendime mbi bazën e i formacionit real dhe të pagjymtuar.
E kjo demokraci nuk ndodhi dot as kur emri ju vu Demokraci.

Artikulli paraprakBasha zbulon pasionin për makinat dhe kush ia ka frenuar atë
Artikulli tjetërTre ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyale për ta trajtuar