Dita e Infermierisë/ Drejtuesi i Urdhrit: Infermierët largohen për shkak të pagave të ulëta dhe kushtet e punës

Në kuadër të ditës së infermiereve në Shkodër është mbajtur një aktivitet në të cilin përpos certifikatave të mirënjohës të cilat u ndanë për infermierët, u ngritën edhe shqetësime.

Artan Molla, drejtues i Urdhri të Infermierit në Shkodër tha se infermierët shqiptarë po detyrohen të largohen masivisht në shtete të tjera. Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës ndërsa bëri një apel për qeverinë shqiptare.

Urdhri i Infermierit vlerësoi repartin e dializës në spitalin e Shkodrës si ekipi më i mirë. Mimoza Hasmegaj, kryeinfermiere e dializës thotë se kushtet në këtë repart janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Në fund të këtij aktiviteti, janë vlerësuar me certifikate mirënjohje të gjithë infermieret të cilët kanë ofruar një shërbim të pakushtëzuar për pacientet e Shkodrës.

Exit mobile version