Dita e tete e greves se naftetareve te Ballshit, Kryetari i Partise Demokratike ne Mallakaster Arjan Llanaj: Mbeshtesim prostesten e drejte te naftetareve te mashtruar.
Të gjithë sot duhet të jemi në mbështetje të naftëtarëve sepse ata janë në të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve e familjeve të tyre, për pagat, punën e papaguar dhe për mbijetesë!
Në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të lënë në mes të katër rrugëve naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tetë të grevës së urisë, të pashpresë për zgjidhjen e problemit të tyre. Turp dhe papërgjegjshmëri e atyre që i kanë premtuar dhe mashtruar këto shtatë vite!