Dita e tretë e Ligës së Kampioneve, Gjimshitin e pret një përballje e madhe. Në fushë edhe Barça me Leverkusenin e Çabi Alonsos

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve i vënë kapakun raundit të parë të ndeshjeve në këtë turne i cili ka ndryshuar formatin e fazës në grupe dhe tashmë rendit skuadrat me një tabelë të përbashkët. UEFA i kishte kushtuar plotësisht mesjavën këtij aktiviteti dhe sot luhen 6 sfidat e fundit që do të plotësojnë për herë të parë tabelën e renditjes së 36 ekipeve pjesëmarrëse. 

Ndeshja që spikat sot është padyshim ajo në Bergamo, ku Atalanta e Berat Gjimshitit pret Arsenalin, në një duel i cili parashikohet të dhurojë lojë sulmuese dhe emocione.

Gjatë pasdites ndërkohë, në skenë zbret edhe Bajer Leverkuseni i drejtuar nga Çabi Alonso, i cili këtë herë vjen me petkun e një ekipi pretendent për të ecur gjatë deri në fazat e fundit të këtij turneu.

Në darkë e kanë radhën të zbresin në fushë dy emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll, Barcelona dhe Atletiko Madrid, të cilët kanë ndeshje jo pak të komplikuara përballë Monako dhe Lajpcig.

NDESHJET

Fejnord-Bajer Leverkusen 18:45

Crvena Zvezda-Benfika 18:45

Atalanta-Arsenal 21:00

Atletiko Madrid-Lajpcig 21:00

Brest-Shturm Grac 21:00

Monako-Barcelona 21:00

Artikulli paraprakPër dëshminë e Arben Ahmetajt?/ Altin Dumani në Zvicër, takim me Prokurorin e Përgjithshëm, detajet
Artikulli tjetërHistoria e trishtë e ish-të burgosurit të Spaçit: “Ndal, do të qëlloj”, gjëmoi ushtari dhe…