Dita përkujtimore e viktimave të sistemeve totalitare, Tabaku: Traumat e këtij eksperimenti çnjerëzor ndjehen edhe sot

23 gushti është dita e shënuar si përkujtuesja e krimeve kundër njerëzimit që kanë kryer regjimet totalitare naziste dhe ato komuniste.

Për ne si shqiptarë e shkuara jo fort e largët ku njerëzit dënoheshin për mendimet dhe ku liria ishte një privilegj është e afërt.

Shoqëria jonë ka vuajtur për 50 vite me radhë nën një diktaturë që prodhoi dhunë, krim dhe tjetërsoi çdo ind të shoqërisë dhe familjes sonë.

Traumat e këtij eksperimenti çnjerëzor ndjehen sot e kësaj dite në lëkurën e një shoqërie të dobët por në kërkim të rrugës drejt demokracisë.

Kampe monstruoze si i Tepelenës, Spaçit apo burgjet si të Burrelit janë dëshmi që ende flasin me klithmën e atyre që humbën jetën në to apo që kaluan pjesë nga jeta e tyre.

Ne kemi një detyrim karshi këtij vendi dhe mbi të gjitha një testament ndaj atyre që ndërruan jetën pa e parë lirinë të rikthehet ndër ne.

Duhet të jemi të përgjegjshëm për të transmetuar besnikërisht çfarë ka ndodhur në këto troje me prindërit dhe gjyshërit tanë.

Prandaj sot kujtojmë këtë ditë jo vetëm për t’u distancuar dhe reflektuar mbi dje por mbi të gjitha për t’u zotuar që e djeshmja nuk do të përsëritet sot.

Liria është shumë e rëndësishme! Beteja për të ndërtuar një shoqëri demokratike është e vështirë dhe e përditshme. Ne nuk duhet të dorëzohemi.

Duhet të frymëzohemi prej atyre që humbën dhe u zhdukën gjatë ditakturës komuniste. Jeta e tyre duhet të jetë shpresa jonë, përpjekja e tyre amaneti për ne.

#kurreme

spac

Exit mobile version