Ditë zie për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Silvinjo humb nënën

Ditë zie në familjen e trajnerit të kombëtares shqiptare, Silvinjo. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë lajmin se nëna e teknikut brazilian ka humbur jetën.

 

Tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Silvinjo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka.

Artikulli paraprakJa 15 pasuritë që SPAK i bllokoi Arben Lamçjajt, mes tyre ish-vila “Gjuta” dhe hoteli pas Piramidës në Tiranë, e bleu për 100 mijë lekë të vjetra
Artikulli tjetërLa në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektoratit Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it