Në fjalën e tij në Kuvenin Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e PD në mbështetje të SPAK. Ai kërkoi edhe njëherë votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvendin e Shqipërisë, pasi siç u shpreh, forcojnë më shumë institucionet e drejtësisë.
Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 5 të PD, Tiranë:
I tillë është edhe qëndrimi ynë i pakushtëzuar në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të SPAK, sepse është qëndrimi në mbështetjete të shtetit të së drejtës. Prandaj Partia Demokratike, ka qëndruar dhe qëndron jo thjesht me fjalë, por me fakte si ato që ndodhen të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë, për fuqizimin e SPAK-ut. Forcim dhe jo dhe jo dobësim të institucioneve të drejtësisë, fuqizim institucioneve të drejtësisë, inkurajim i drejtësisë për të luftuar dhëmbë për dhëmbë korrupsionin politik, pavarësisht prej ngjyrave, pavarësiht prej emrave, ky është qëndrim i prerë, mbështetja jonë për SPAK, për GJKKO, për BKH, për drejtësinë. Rekordet e korrupsionit janë arritur me këtë kryeministër, janë arritur me këtë qeveri. Tani të gjithë kemi kohë që flasim për korrupsionin, edhe ne edhe ata që flasin në emrin tonë e tundin flaumirn tonë, por jo të gjithë jemi njësoj. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën. Kjo nuk është vetëm paqartësi politike, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesin publik. Prandaj bashkë me propozimet tona në Parlament për të fuqizuar SPAK-un, ndodhet edhe propozimi tjetër për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është një qëndrim pa ekuivok, ky është një qëndrim që ndan ditën nga nata, fjalët nga veprat.