Aventura e Ganso-s te Sevilla nuk po shkon sipas pritshmërive. Lojtari brazilian duket se nuk është pjesë e projektit taktik të trajnerit Sampaoli, aq sa nuk luan që prej nëntorit të vitit të kaluar. Një situatë kjo që ka acaruar menaxherin e tij, Giuseppe Dioguardi, i cili shfryu ndaj trajnerit 57-vjeçar duke thënë se mes palëve nuk ka asnjë komunikim. Dioguardi zbuloi gjithashtu se në janar mori dy oferta nga San Paolo dhe Gremio, të dyja të refuzuara nga Sevilla.