Rrëfimi tronditës: Djali i deputetit më vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha nuk ke shpëtim

Zbardhet rrëfimi i vajzës nga Nikla, Xhisela Maloku para oficerit të policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu ngjarjen e datës 21 korrik të vitit 2018, ku djali i deputetit, Rrahman Rraja i ka shkuar në shtëpinë e saj në fshat, ku e ka marrë me forcë.
Xhisela ka deponuar se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin në policinë e Tiranës, raporton “Panorama”.
Ajo është kërcënuar me jetë që të tërheqë denoncimin, pasi sipas atyre i kishte hapur shumë punë.
“Do të të vrasim’, me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”, ka treguar Xhisela në dëshminë e saj.
Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja, dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ku shtetas?
Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012, dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie, kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017, dua të shpjegoj që gjatë kësaj kohe unë i kam pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën time e shtetasit Rexhep Rraja, unë nuk e pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje, unë s’po e kërkoja me pastaj filloj ai të më kërkonte. Filloj të më marri në telefon dhe më vinte të më takonte.

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend?
Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19. 07. 2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pyetje: Sa kohë ndenjët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?
Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim.

Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E. S., S. Z., dhe motrës time A. Maloku.
Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?
Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zor duke më then; na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar, unë i mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.

rraja

Artikulli paraprakEkzekutimi i vajzës jetime në studion televizive nga Rama-Xhafa-Balla
Artikulli tjetërHerën e parë e tërhoqa kallzimin sepse Rraja më bëri me gjak dhe më kërcënoi se do më vriste