Dje u martua, sot i vuri zjarrin shtëpisë së burrit

U martua vetëm një ditë më parë, por sot nusja i vuri zjarrin shtëpisë së burrit. Kjo është drama sociale që vjen nga Fieri ku zjarri ka shkrumbuar një banesë në fshatin Grecalli. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.
Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Rudina Ismaili është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin, ndërsa është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar. Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika rrëfen dramën me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, të dielën.
“Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë”, shprehet Ardian Xhika.
Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë.

Flet burri: Zjarrin e vuri gruaja
Kur u ndez zjarri askush nuk ndodhej në banesën në pronësi të Trifon Gjikës.
Megjithëse zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, shtëpia u shkrumbua e gjitha. Ende nuk dihen shkaqet, por djali i të zotit të shtëpisë Ardian Gjika dyshon se gruaja e tij, Rudina Ismaili ia ka vënë zjarrin shtëpisë.
Ardian Gjika: Bën vaki ka rënë në depresion dhe ja ka vënë zjarrin.
Gazetari: Dyshoni që ia ka vënë gruaja?
Ardian Gjika: 1 000 për qind, ia ka vënë edhe më përpara, i kam plaçkat aty unë.
Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten e Ardian Gjikës. Kjo e fundit sipas burimeve policore ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin.
Gruaja e 47-vjeçarit kishte një javë që ishte kthyer në shtëpinë e Ardianit. Ajo vazhdimisht konfliktohej me të shoqin, pasi ky i fundit konsumonte alkool.

shtepia e djegur1534189733

Artikulli paraprakRishfaqet Albin Kurti: Largim i Thaçit me protesta në vjeshtë
Artikulli tjetërQeveria, dhjetëra milionë euro për kasat fiskale, por ato nuk funksionojnë