Vlora prej ditësh është e mbuluar nga tymi si pasojë e djegies së mbeturinave pa asnjë kriter.
Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, deputeti i PD-së për qarkun Vlorë, Arbi Agalliu, thotë se djegia e plehrave në mes të qytetit është jo vetëm ndotje, por edhe burim sëmundjesh kancerogjene.
Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Agalliu:
“Ç’të thuash më???
Vijon të digjen plehrat në mes të qytetit! Jo vetëm ndotje por mbi të gjitha shkak për sëmundjet kancerogjene dhe respiratore.
Askush dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.”