Nga Albana VOKSHI
Përfituesit direktë të zjarrvënies tek Sarajet janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe kush do të ndërtojë aty. Me apo pa zjarr, me apo pa mashtrimet e Erion Veliajt, me apo foto/video të zjarrvënësit, media ka bërë të njohur prej më shumë se 1 viti se tek Sarajet do të ndërtohet.
Kulla 45 kate me lejen e Ramës & Veliajt do të zhdukë përfundimisht të fundmin nga monumentet e kulturës në zemër të Tiranës. Erion Veliaj e ka pranuar vetë sot se aty do të ndërtohet, duke shkatërruar njëherë e mirë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të kryeqytetit.
Do të jetë Saraje me kullë apo Kullë me Saraje kjo s’ka rëndësi. Fitimi për metër katror është më i rëndësishmi për Ramën dhe Veliajn! Pse hesht Ministrja e Kulturës dhe pranon që për punën e saj të flasë Erion Veliaj, njësoj si për Teatrin Kombëtar?!
Mos u habisni kur në vend të llogaridhënies për këtë akt të ri korruptiv dhe shkatërrimtar t’ju përgjigjen: “Vendimet i marrim pas autorizinit të popullit për mandatin e tretë, në të mirë të Shqipërisë”.
Ah, të mos harrojmë që sot vijnë në Shqipëri 250 qytetarë afghanë. Ditë perfekte për të mbuluar shpejt gjurmët e krimit dhe korrupsionit!