Djokoviç godet me top gjyqtaren, përjashtohet nga US Open, reagimi…

Novak Djokoviç ka kërkuar falje pasi ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave në US Open, duke thënë se ndien keqardhje që i ka shkaktuar asaj aq shumë stres.

Numri një i botës, Djokoviç u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti.

Tenisti serb i nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.

“Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.

“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.

Pas një diskutimi të gjatë, Djokoviç u përjashtua nga US Open nga zyrtarët e turneut amerikan.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde. Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.

https://tiger.cdnja.co/v/qv/qVWlk.mp4?secure=7YGLyu-gLUm8AezD-uS7Vg&expires=1599474600

Artikulli paraprakAktivistja e FRESSH emërohet drejtore e Kujdesit Shëndetësor
Artikulli tjetërEnde pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare preken nga Covid-19