“Do bëjmë gjithçka që zëri juaj të dëgjohet”/ Basha me banorët e Ali Demit: Mbështesim SPAK, lufta ndaj korrupsionit prioritet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sot në degën 1 të PD në Tiranë ku zhvilloi takim me qytetarë e sipërmarrës të vegjël të zonës së Ali Demit.

“Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që dëgjon vetëm veten në teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve”, – u shpreh Basha.

Kreu demokrat foli edhe për planin e PD për të ndryshuar këtë situatë.

“Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve.
Sot vendi ynë renditet i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët dhe strelizimi, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të tyre”
Për kryetarin e PD, “lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar.”
“Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit”, – tha Basha gjatë bisedës me qytetarët.

WhatsApp Image 2023 11 10 at 11.39.25

Exit mobile version