“Do hapim akademi për barinj”, deputeti Korreshi ironizon ministren: O Zot, ku ka shkuar kjo botë!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e cila pohoi se, do të hapet një akademi, duke ingranuar të rinjtë që të bëhen barinj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Korreshi nuk i ka kursyer ironitë për ministren.

Postimi i deputetit Korreshi

“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi. O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete. Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj??”.

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh deri më një për terrorin ndaj demokratëve
Artikulli tjetërTelefonata 20-sekondëshe e Ferguson që bindi Ronaldon