“Do heqim vizat me SHBA”- Basha premton: Luftë korrupsionit! KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime! Do shndërrohet në “gjykatën e auditit”

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij teksa shpalosi programin e tij politik premtoi se brenda 4 viteve të para të qeverisjes së tij do të heqë vizat me SHBA.

Ai tha se “PD do të mundësojë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsion, në reformat e vërteta që do sjellin mirëqenie”.

“Unë shpreh sot dhe bindjen time personale se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në cdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 vjeçarit tonë të parë”, tha Basha.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, Basha theksoi se KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime kundër korrupsionit.

“KLSH nxjerr sot rekomandime dhe qeveria i hedh ato poshtë. Në reformat tonë në luftën kundër korrupsionit do jetë shndërrimi i KLSh në gjykatën e auditit që nuk do nxjerrë rekomandime, por vendime kundër korrupsionit dhe do bëjë në këtë mënyrë një luftë të vërtetë kundër korrupsionit”, tha Basha.

Artikulli paraprak“Fatura do jetë 8 miliardë euro”- Basha flet për reformën e pronës dhe i kërkon ndjesë pronarëve: Kush e ka do ta gëzojë! Do ta realizojmë brenda dy viteve të qeverisë!
Artikulli tjetër”Veting politikanëve, njësoj si në drejtësi”, Alibeaj: Vendin e ka kapluar korrupsioni, do u kthejmë shqiptarë të gjitha paratë e zhvatura