“Do keni probleme”, paralajmërimi i Dodik: Nuk ka arsye të qëndrojmë me Bosnjen

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i ka dalë në mbrojtje aleatit të tij, Aleksandar Vuçiç kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara për maskakrën e Srebrenicës ku sipas saj, Serbia ka kryer gjenocid në vitin 1995.

Dodik paralajmëroi këdo që tenton të veprojë kundër Republikës Srpska se do të ketë probleme.

“Nëse rezoluta miratohet, ne do e refuzojmë atë. Ne nuk mund ta pranojmë atë etiketim. Gjenocidi është skualifikim moral i një populli.

Republika Srpska nuk sheh më asnjë arsye pse të ekzistojë në Bosnje dhe Hercegovinë pas kësaj”, tha Dodik gjatë një fjalimi ku u përkujtua 29-vjetori nga eksodi i serbëve nga Sllavonia perëndimore si pasojë e operacionit kroat kur u vranë 283 serbë.

Artikulli paraprakVIDEO/ Fitorja e tretë radhazi në kampionat, ndizet Lacio e Tudor! Ka minuta edhe për Hysajn
Artikulli tjetërKëto janë institucionet më të paditura për pushimet e padrejta nga puna, mbi 170 mln euro dëmshpërblim nga shteti në 10 vite