“Do të bëhemi zëri juaj”, Basha në Bubq: Pas vlerësimit të jepet ndihmë financiare nga shteti për shtëpitë e dëmtuara

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot disa familje në Bubq, një nga zonat e prekura më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shumë shtëpi aty janë të pabanueshme, banorët flenë në çadra, pork a edhe prej tyre, që rrinë në qiell të hapur, pasi autoritetet nuk u kanë ardhur akoma në ndihmë. Shqetësimi më i madh i banorëve është se nuk kanë asnjë sqarim nga askush se çfarë do të ndodhë me ta, si do të rindërtohen shtëpitë dhe kur.

Kreu i opozitës u garantoi se do ta ngrejë zërin për ta që shteti t’i ndihmojë me fonde qytetarët e mebtur pa banesë apo me banesë të dëmtuar nga tërmeti.

“Do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi gjithë njerëzve që u janë prishur shtëpitë. Do të kërkojmë që shteti të japë fonde njerëzve. Kjo është kryesore. Ne do të bëjmë pjesën tonë për këtë punë, do të insistojmë. Janë afro 9 mijë njerëz, 310 shtëpi, 900 pallate deri tani që janë të dëmtuara. Këto që janë të dëmtuara komplet, tërësisht jashtë përdorimi, duhet të bëhen nga fillimi.

Ca të tjera që kolonat kanë qëndruar do të rregullohen. E para gjë që duhet bërë është vlerësimi. Pas vlerësimit, të jepet ndihma financiare nga shteti. Ku ka për të rregulluar mure të rregullohen, ku ka për t’u bërë nga e para shtëpia, kostoja është më e lartë, por do të bëhet. Është një faturë që asnjë familje nuk e përballon dot ose pak kush mund ta përballojë. Shumica e kanë pasurinë e jetës”, tha Basha.

Në Bubq një grup vullnetarësh kanë ngritur një qendër ndihmash, të cilat, siç tha drejtuesi i tyre Aulon Kalaja, po pakësohen, pas deklaratës së kryeministrit se nevoja është vetëm për para, jo për ushqime e veshmbathje. Kreu i opozitës vlerësoi se vullnetarizimi është një nga ndihmat më të mëdha dhe të çmuara në të tillë situatë.

“Pa kontribut vullnetar, gjërat nuk kanë për të ecur përpara. Edhe vlerësimi i banesave ka nevojë për kontribut vullnetar. Dje, mblodha profesorët e inxhinierisë dhe më thanë se “Ne kemi 500 inxhinierë gati. Me kontribut vullnetar, ne, brenda një jave, bëjmë vlerësimin e të gjithë banesave. Bëhet fjalë për diku 3 mijë, ndoshta 4 mijë banesa dhe 900 pallate. Pa kontribut vullnetar ne nuk e bëjmë dot këtë. Kështu që vullnetarëve duhet t’u hapim gjithë shtigjet, duhet t’u hapim dritën jeshile e t’u themi faleminderit, në vend që t’i pengojmë”, u shpreh Basha.

1 8

3 5

4 3

5 2

6 1

7

8

9

Artikulli paraprakRama nën hetim për ndërtimet në Tiranë? VOA: Akuza, shpërdorim detyre!
Artikulli tjetërNjë kryeministër që shëtit me ‘tesbih’ në dorë mbi gërmadhat e papërgjegjshmërisë së vet