Do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli avokatin Alban Bengasi! Ja sa vite burg do të vuajë

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rikthyer në qeli avokatin Alban Bengasi, i cili do të paguante me 120 mijë euro Nuredin Dumanin për vrasjen e ish-gruas së tij.

 

Brengasi u lirua nga burgu në korrik këtë viti nga Apeli i GJKKO-së, i cili e ka rikther sërish në qeli, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më 30 janar 2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga SPAK, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretisht, Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Njofitmi i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 07.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 43 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe mbi ankimit e ankuesit/të pandehurit A.B., kundër vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 130/a-1 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.
  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit A.B., i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  4. Vuajta e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë të këtij shtetasi.
  5. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, të pandehurit A.B. ti kthehet pasaporta e sekuestruar ditën e ndalimit të tij.
  6. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake në shumën 14,598 katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë dhe ato gjyqësore, mbeten në ngarkim të të pandehurit.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Ndryshimin e Vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e verës penale të parashikuar nga neni 130/a paragrafi i parë në lidhje me nenin 28 paragrafi i katërt dhe nenin 334 pika 1 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën prej 7 vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim.
  4. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm në masën 7 vjet burgim.
  5. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht 4 vjet dhe 8 muaj burgim.
  6. Vuajtja e dënimit me burgim të kryhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë.
  7. Shpenzimet e procedimit penal i ngarkohen të pandehurit Z. A.B..
  8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ryçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda në Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.

Exit mobile version