Do të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në Vorë, Rajmond Dervishi: Është koha të ndryshojmë konceptin e politikanëve plaçkitës

Inxhinier Rajmond Dervishi është një ndër kandidaturat e Demokratëve Euroatlantikë që do të përfaqësojë bashkinë e Vorës në zgjedhjet e 11 majit.

Nëpërmjet një postimi, Dervishi shprehet se “Shqipëria aktualisht qeveriset nga një klasë politike e cila ka marrë peng institucionet vendore dhe qendrore, duke e trajtuar qytetarin e zakonshëm si ‘mish për top’, për të plotësuar orekset dhe pazaret e pushtetit, duke e zvarritur në të drejtat që i takojnë, duke ia mohuar ato, dhe duke i ofruar gjoja zgjidhje sa herë ofrojnë zgjedhjet, dhe përfundimi është gjithmonë i njejti, ku pushtat e pushtetit që fitojnë distancohen nga votuesi, dhe votuesi vazhdon kalvarin e vuajtjes”.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar miq, dashamirës, qytetarë të Qarkut Tiranë.
Fort të nderuar banorë të Njësive Administrative të Bashkisë Vorë.

Unë, Rajmond Bashkim Dervishi, lindur e rritur në Vorë, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i diplomuar në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit me titullin “Inxhinier Gjeodet”, si dhe në Fakultetin e Drejtësisë, me titullin “Jurist” me master shkencor në të “Drejtë Civile”, me kualifikime pasuniversitare në fushën e pasurive të paluajtëshme, me eksperiencë në shërbim pubik, në disa detyra administrative të mbajtura më herët dhe në vijim si ekspert privat i miratuar nga Ministria e Drejtësisë në funksion të organeve të drejtësisë si Prokurori dhe Gjykata, ju prezantoj vendimarrjen time, pas votëbesimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatllantik, për kandidimin tim për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, si deputet i Qarkut Tiranë.

Ndjehem i vlerësuar që Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatllantik dhe lideri i Koalicionit Z.Lulzim Basha, më dhanë besimin, të jem kandidat për deputet, duke e pranuar me vullnet dhe përgjegjësi të plotë këtë angazhim te motivuar nga nevoja emergjente për ndryshimin e klasës politike, me objektiv zhvillimin e standardeve demokratike të vendit tonë.

Shqipëria aktualisht qeveriset nga një klasë politike e cila ka marrë peng institucionet vendore dhe qendrore, duke e trajtuar qytetarin e zakonshëm si ‘mish për top’, për të plotësuar orekset dhe pazaret e pushtetit, duke e zvarritur në të drejtat që i takojnë, duke ia mohuar ato, dhe duke i ofruar gjoja zgjidhje sa herë ofrojnë zgjedhjet, dhe përfundimi është gjithmonë i njejti, ku pushtat e pushtetit që fitojnë distancohen nga votuesi, dhe votuesi vazhdon kalvarin e vuajtjes.

Të gjithë jemi dëshmitarë të aktualitetit parlamentar, degradimin, shmangien nga përgjegjësia dhe detyra kushtetuese për të shërbyer ndaj votuesve. Të gjithë jemi dëshmitarë ku në foltoren e Parlamentit, flitet sa vila ka njëri dhe sa vila ka tjetri, e kujt është njëra kullë apo e kujt është kulla e rradhës, i kujt është njëri biznesmen dhe i kujt është tjetri, sa hektar i dhurohen njërit oligark, dhe sa hektar i dhurohen oligarkut tjetër. Prej kohësh nuk debatohet për zgjidhje në dobi të qytetarëve, nuk debatohet për fshatarët që kane marrë nga një tapí që nga viti 1991 dhe nuk i regjistrojnë dot për shkak të burokracive korruptive, nuk debatohet pse fondet e aderuara nga Bashkimi Europian për zhvillimin bujqësisë kanë përfunduar për qoka partie në bujtina dhe hotele luksi, nuk debatohet pse nuk ka ilaçe në spitale, por edhe në ato pak raste kur ka ndodhur debat ka qenë për konsum dhe pazar të brendshëm të grupeve të ndryshme me interesa personale.

Miq të mi, koha e politikanëve që kanë plaçkitur Shqipërinë prej 34 vitesh ka përfunduar, dhe siç të gjithë jemi dëshmitarë që numërimi mbrapsht për këtë bandë hajdutësh në detyrë ka filluar, është çështje rradhe dhe kohe, ndaj dhe koha për ta ndryshuar këtë realitet po afron.

Të nderuar miq, dashamirës dhe banorë të Qarkut të Tiranës, në veçanti banorëve të Bashkisë Vorë, komunitet të cilit i përkas dhe me të cilët jam rritur, nisur nga përgjegjësia me të cilën angazhohem t’ju përfaqësoj në kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kërkoj mbështetje maksimale nga secili prej jush.

Ju ftoj që të gjithë së bashku të ngrihemi në përgjegjësinë për të ndryshuar jetën e familjeve tona, duke i besuar dhe premtuar njeri-tjetrit një marrëveshje për përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme parlamentare.

Me anë të votëbesimit tuaj, ku vota juaj është i vetmi mjet demokratik për ndryshimin dhe përmirësimin e pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, ju ftoj që të lidhim një kontratë besimi për t’i dhënë fund tranzicionit të kryetarëve autokrat dhe për të nisur një epokë të re qeverisëse me standarde dhe rregulla demokratike, për një jetesë dinjitoze dhe demokraci përfaqësuese funksionale.

Duke ju falenderuar për motivimin dhe kurajon për të marrë këtë përgjegjësi, i uroj secilit prej jush shëndet dhe mbarësi!

I juaji Rajmond B. DERVISHI

Kandidat për Deputet i Koalicionit të Demokratëve Euroatlantik, për Parlamentin Shqiptar.
Nr. cel. 0682031831
email: [email protected]

Artikulli paraprak“Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj, më 11 maj do të zgjedhim shpresën”/ Albert Kojku: Dibra meriton zhvillim, investime dhe më shumë mundësi për të rinjtë
Artikulli tjetërErion Veliaj, mashtruesi që s’mund të urrehet, por vetëm të përçmohet