Altin Cankaj është Kandidati i Koalicionit Euroatlantik që do të përfaqësojë bashkinë e Poliçanit në zgjedhjet e 11 majit në qarkun Berat.
Njohës i historisë dhe i kulturës, Cankaj përfaqëson një brez të ri që rrënjët me vendlindjen i ka të thella dhe vijon të kontribuojë edhe pse në një komunitet me problematika të shumta.
Nëpërmjet një statusi në facebook Cankaj shprehet mirënjohës për besimin, duke qenë i qartë për vështirësitë e mëdha që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Ramës.
“Në një moment kritik për vendin tonë, kur sfidat e përditshme prekin çdo qytetar, kur korrupsioni i thellë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ka shkaktuar vuajtje të shumta, është koha për një politikë të re, për një politike larg mbetjeve të së shkuarës.” – shkruan ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Të nderuar banorë të Qarkut Berat Të dashur miq,
Jam krenar dhe mirënjohës që, me besimin e plotë të Demokratëve Euroatlantikë, përfaqësoj Koalicionin Euroatlantik dhe kandidoj në Qarkun Berat .
Me dashurinë e thellë për vendlindjen, ju drejtohem me këtë mesazh të sinqertë për ndryshim dhe shpresë.
Në një moment kritik për vendin tonë, kur sfidat e përditshme prekin çdo qytetar, kur korrupsioni i thellë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ka shkaktuar vuajtje të shumta, është koha për një politikë të re, për një politike larg mbetjeve të së shkuarës.
Çdo shqiptar meriton një të ardhme më të mirë, ku drejtësia, transparenca dhe mirëqenia janë themeli i shoqërisë sonë.
Për këtë arsye, Koalicioni Euroatlantik ka punuar me përkushtim për të ofruar alternativën më të mirë dhe zgjidhjet më të besueshme, sepse Shqipëria Meriton Më Shumë!
Gjatë kësaj fushate, së bashku me kandidatët tanë, do të trokasim në çdo derë për t’ju treguar:
Si do të zgjidhim problemet e përditshme me politika reale, të bazuara në vlerat euroatlantike.
Si do të krijojmë mundësi për çdo qytetar të Beratit dhe më gjerë.
Si do të ndërtojmë një të ardhme ku çdo zë ka vlerë dhe askush nuk duhet të mbetet pas.
Ju ftoj të bashkoheni me mua në këtë rrugëtim për një Shqipëri Europiane dhe një Berat ndryshe.
Bashkohuni me ne, më kontaktoni dhe bëhuni pjesë e këtij ndryshimi të rëndësishëm!
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#KoalicioniEuroatlantik
#DemokratëtEuroatlantikë
#PërBeratin
#DerëMëDerë
#AltinCankaj