“Do të restaurohet”/ Muzeu Kombëtar mbyllet deri në 2028

Muzeu Kombëtar do të jetë i mbyllur që nga 15 marsi 2024 deri në 15 mars 2028.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook, ku sqarohet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni.

NJOFTIM!

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.

Artikulli paraprakMatësit inteligjent/ Duleviç: Thjesht një tender i radhës. Para tyre të përmirësohet cilësia e shërbimeve për konsumatorët
Artikulli tjetërPërpara se të mendoni lokalisht për një bashki, mendoni për Shqipërinë