“Do t’i mashtrojmë për zgjedhjet”, Rama nis zbatimin e planit, urdhëron policinë për shembjen e shtëpive të palegalizuara

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të nisë një fushatë të egër kundër gjithë ndërtimeve pa leje, edhe pse “kartën” e legalizimeve e përdori fortë gjatë fushatës elektorale.

Ai deklaroi sot në një konferencë për mediat se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe inspektorëve për këtë çështje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se, që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dhunimin e territorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve.

Ai shtoi se dhunuesit e territorit duhet ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm duke u kujtuar atyre që burgu për ndërtimet pa leje shkon deri në 15 vite.

Kurse ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar ndryshimet e bëra në kuadrin ligjor për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje. Ajo tha se është vendosur një vepër e re penale për shkelësit e ligjit për rrezikim me dashje të jetës së njerëzve.

Gjonaj theksoi se me ndryshimet e reja një objekt i ndërtuar pa leje mund edhe të konfiskohet për interes publik, ndërsa investitorët mund të futen në listën e zezë, duke u përjashtuar për 5 vite nga marrja e lejeve për ndërtime.

Sanksione janë parashikuar edhe për punonjësit shtetërore. Çdo punonjës që fsheh shkeljet e evidentuara tashmë rrezikon deri në 3 vite burg.

Exit mobile version