Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo! Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.
Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar. Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve! Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.
Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre! Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet! Denonco, shpërndaje këtë video.