Gjatë takimit në Elbasan, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu drejtua votuesve socialistë, duke u bërë thirrje të mos bien sërish pre e mashtrimeve të pushtetit. Basha tha se Rama në 12 vite u solli përdhunues, trafikantë, i gënjeu në 2017, i gënjeu në 2021. Ai më tej u kërkoi që të ndajnë mendjen në 11 maj, do jenë me prindërit që kanë hallin e fëmijëve tuaj apo me të korruptuarit dhe kriminelët e Ramës? “Mos pranoni të zvarriteni sërish si derra në llucë e të gënjeheni për herë të katërt, sepse nuk do të keni më fytyrë t’i shikoni fëmijët në sy më 12 maj,” – u shpreh Basha.
Ai theksoi se shqiptarët janë sakrifikuar për të arsimuar fëmijët e tyre ndërkohë që një grusht njerëzish janë pasuruar në kurriz të tyre. Për këtë Basha tha se vota për numrin 5, është për të liruar shokët e Ramës, dhe fatkeqësisht 1-shi për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën. Sipas tij, vetëm numri 4 në fletën e votimit mban të korruptuarit tek 7×7=313.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Ju solli përdhunues, ju solli trafikantë, ju gënjeu në 2017, ju gënjeu në 2021. Ndajeni mendjen: a jeni prindër që keni hallin e fëmijëve tuaj?
Mos pranoni të zvarriteni sërish si derra në llucë e të gënjeheni për herë të katërt, sepse nuk do të keni më fytyrë t’i shikoni fëmijët në sy më 12 maj.
Ju jeni njësoj si vëllezërit dhe motrat tona, hiqni bukën e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj. Shikoni si jeni vjedhur dhe si jeni varfëruar këto 12 vite.
Votuat për ndryshim dhe për shpresë – dhe çfarë morët? Korrupsion, hajdutëri, një grusht njerëzish që pasurohen në kurrizin tuaj. Një grusht njerëzish që sot janë para drejtësisë, sepse kanë përthithur të gjitha fondet që duhet të shkonin për ju dhe fëmijët tuaj.
Vota nuk është një copë letër – është çelësi që e përdorni një herë në katër vite.
Mos e çoni te numri 5 për të liruar shokët e Ramës.
Mos e çoni te numri 1 për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.
Mos ua jepni atyre që duan të riciklojnë rrangallat e tranzicionit dhe korrupsionit.
Votoni numrin 4 – për t’i mbajtur të korruptuarit te 7×7=313.
Një votë për drejtësinë. Një votë për SPAK.” – u shpreh Basha.