Dogana e Kosovës, 30 milionë euro më shumë nga akciza në duhan

Dogana së Kosovës ka vazhduar edhe më tej të rrisë të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Gjatë muajit shtator ka vazhduar trendi i mirë i mbledhjes së të hyrave, e sidomos performacë të mirë ka pasur taksa e akcizës. Akciza e grumbulluar nga importi i duhanit, në krahasim me vitin e kaluar, është për 29,6 milionë euro më shumë. “Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka shënuar rritje të importit të cigareve me afër 100 tonë, ndërsa në total në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 tonë më shumë produkte të duhanit të zhdoganuar. Kjo ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shume më të larta. Kështu në të njëjtën periudhë, totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milionë euro, ndërsa në vitin 2016 kemi inkasuar 125,2 milionë euro apo saktësisht 29,6 milionë euro më shumë, që tregon se kemi rritje të inkasimit në shkallë prej 30.19%”, kanë njoftuar nga Dogana e Kosovës. Atributi kryesor i doganës është menaxhimi shumë i mirë i importit ligjor të duhanit dhe ulje e kontrabandës në shkallë të madhe. “Kjo rritje nuk do të ishte e mundur po të mos ndalej kontrabandimi i duhanit me aksionet e rregullta nga Dogana. Pasi ne kemi të zhdoganuar 293,1 tonë më shumë se viti i kaluar”.

Exit mobile version