Dogmatizmi dhe atrofizmi 30 vjeçar i PD dhe 80 vjeçar i shoqërinë tonë

Nga Buiar Vreto
Kryetar i PD Librazhd
Sot data 2 Janar 2022 gjatë rrugës për në zyrë, u takova me shumë njerëz. Krahas urimeve të ndërsjellëta për vitin e Ri që sapo ka filluar, shumica e qytetarëve të rastësishëm, bisedën e përqëndronin tek pamundësitë ekonomike dhe varfërinë që përjetojnë çdo ditë duke mos plotësuar as kërkesat minimale për familjet dhe fëmijët e tyre (kuptohet edhe nata e vitit të ri shumë anemike) madje ata thonin, të paktën për këtë natë të mundeshim e të mbushnim tryezën plot siç e mbushin qeveritarët, hajdutët, mafiozët çdo ditë e natë se vitin e Ri e bëjnë në hotele me pesë yje madje në resortet më të bukura të botës.
U futa në zyrë dhe po mendoja se pse jemi në këtë gjendje të mjerueshme. Unë në fakt kam vite që e mendoj madje dua të definoj mendimin tim shterues në lidhje me situatën.
Fatkeqësisht e gjithë kjo situatë e rëndë është krijuar nga që populli beson dhe vepron verbrërisht pas dogmave të caktuara. Fajtorë jemi edhe ne anëtarët e Partive Politike që u bindemi drejtuesve pa kushte për tezat, pikëpamjet idetë dhe konceptet e tyre. Ne i marrim të vërteta, të pakundërshtueshme pavarsishtë rrethanave konkrete në të cilat është shoqëria.
E djathta por dhe shoqëria shqiptare ka 30 vjet që pret, kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm, dëmshpërblimin e të pushkatuarve, burgosurve, iternuarve dhe rivendosjen e padrejtësive që shkaktoj diktatura në vendin e vet. Po pse nuk ndodhi a thua ishte e pamundur? Jo ishte e mundur por dogmatiku dhe dogmatikët nuk e dëshironin një gjë të tillë pasi i gjithë spektri politik u drejtua nga ish komunistët të cilët me përpikmëri grabitën pasuritë publike, grabitën pronat, formalizuan ekonominë dhe e ligjëruan atë në duart e tyre dhe tani mjaftohen duke dalë e kërkuar falje ( a thua ti se u gërvisht një makinë me tjetrën kur shkëmbeheshin apo u thye një stop) dhe premtojnë se do i kthejnë pronat, do i dëmshpërblejnë të përndjekurit, do vendosin në vend padrejtësitë historike dhe së fundmi do u mbjellin lesh atyre që u kanë rënë flokët. Sa e tuprshëme me këta derdimenë që akoma skanë mbaruar së shpifuri e mashtruari. Mundet të pranohet falja e një 20 vjeçari/e apo edhe deri në 30, por kurrë e atyre që me vulën e pushtetit kanë shkatërruar të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kanë ardhur pa brekë pushtat e pushtetit në 1991 dhe tani janë me miliona dollarë. Erdhën me pantallona me arna drejtorët e ca kryetar bashkishë apo komunash e tani janë me nga 3 apo 4 palë shtëpi, lokale, makina dhe miliona lek nëpër sirtare e bufera nuk po flas për dhuratat, lukset e kukullave barbi .
E si mund të besojë më shoqëria jonë këta dogmatistë se për analogji edhe terro-komunistët i quajnë morale veprimet e tyre, madje ata i quajnë se po mbrojnë diçka të shenjtë. Prandaj askush nuk ka të drejtë të luaj me emocionet e njerëzve të cilët kanë sakrifikuar shumë si në komunizëm ashtu dhe tani në të ashtu quajturën demokraci që drejtohet nga enveristët më mirë se të ishte gjallë vetë krimineli që la këto pasoja të rënda .
Nuk është vetëm dogmatizmi që po shkatërron shqërinë tonë por dhe atrofizmi.
Ne si shoqëri jemi atrofizuar, dobësuar nga skamja, jemi m’pirë dhe çoroditur nga mungesa e besimit, jemi vrarë nga braktisja që po i bëjnë fëmijët tanë vendit. Shumë shpejt ne do kthehemi në vendin e azilit ku do mungojë lëvizja dhe ushqimi për të rigjeneruar brezat. Ne do vyshkemi dhe sdo kemi mundësi krijuese as ide për të shpëtuar, sepse mafia komuniste e këtyre 30 viteve e ka zhdukur empatinë për njëri tjetrin, për punën, kreativitetin, bashkëpunimin dhe e ka zëvendësuar me apatinë e shumicës së popullësisë, me patronazhistët e rilindjes, shpifësit me mision për baltosjen e gjithckaje dhe veçanërisht njerëzit e punës. Hajdutët e forcave politike që janë bërë sheikë, kanë vrarë meritokracinë dhe intelektualizmin.
PDSH-ja duhet të ndahet njëher e përgjithmonë nga dogmat që e kanë atrofizuar këtë forcë politke dhe të paraqitet para antarësisë dhe gjithë popullit si forca e vetme shpëtimatre që vendi jonë mos asimilohet dhe të kthejë besimin se këtu në Shqipëri ka hapësira dhe mundësi për cdo të ri dhe të re të ndërtojë jetën ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
S’duhet të ndalemi për asnjë çmim..”
Artikulli paraprakKreu PD Basha uron Vitin e Ri: Të gjithë bashkë të punojmë për një Shqipëri normale
Artikulli tjetërPD: Gjuha dhe aktet e Berishës kanë qëllim të nxisin dhunë, opsion i vetëm që i ka mbetur