“Doing business in Albania & Ligjet klienteliste”

Nga Enriketa Papa

Rishfaqja e emrit te ish agjentit te FBI, Charles McGonigal si drejtor per sigurine ne Kompanine Aman Group, qe perflitet nga mediat nderkombetare dhe ato lokale, eshte teper shqetesuese.

SPAK ka thirrur disa jave me pare Agron Nezen. Neza eshte njeriu qe i dha 225.000 dollare, McGonigal, ne kembim te hetimit nga zyra e FBI ne New York, te lobistit te PD dhe Bashes.
Rishfaqja e emrit te agjentit edhe ne nje rast investimi te mundshem, eshte nje indicje qe investimi ne Sazan, Zvernec dhe Ksamil mund te fshehe afera klienteliste.

Pak dite nga votimi i deputeteve socialiste, per te ndryshuar Ligjin per zonat e mbrojtura, vjen oferta per te investuar ne Zvernec, afer zones se mbrojtur te Lagunes se Nartes, qe tashme do te preket nga rreziku i investimeve.

Edhe kjo oferte shume pak dite pas ndryshimit te ligjit, eshte nje tjeter indicie e ligjeve klienteliste. Kushner ne intervisten e tij ka permendur kompanine Kastrati, per ekspertizen dhe per vleresimet mbi investimin ne Shqiperi.

Indicje te forta per te hetuar nga SPAK, perben dhe denoncimi i kongresmenit amerikan Robert Garcia, i cili paralajmeron per nje afere korruptive te sipermarrjes se Kushner, duke investuar ne Shqiperi dhe Serbi me para te nje vendi te huaj (duke dyshuar te Arabise Saudite).

Garcia ngre dyshime mbi investimin dhe mungesen e transparences mbi te.

Media ka hedhur dyshime edhe per “aksionerin” kryesor te kompanise investuese ne Shqiperi dhe Serbi, qe mund te jete oligarku rus Vladislav Doronin.

Shume pikepyetje keto, qe SPAK dhe institicionet e drejtesise shqiptare te merren seriozisht.

Artikulli paraprakKthupi: Vula e PD i takon Partisë Demokratike zyrtare. Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh
Artikulli tjetërPD, Jupi: Dhuna dhe gjuha kërcënuese me të cilën Edi Rama ju drejtohet gazetarëve, është e papranueshme