Doktor, Bardhi po ta bën me hile!

Nga Ermal Peçi

Këto ishin fjalët e një demokrati gjatë ditës së djeshme, kur Sali Berisha kishte takimin e radhës me mbështetësit e tij. Doktor, grupi i Bardhit po ta bënë me hile, pse mos të jenë prezent në Kuvendin e 2 dhjetorit. Një pyetje naive i një njeriu i cili i beson Berishës, rrëzon gjithë propagandën mediatike e politike, e bashkimit të grupimit politik edhe aksionit opozitar. Në fakt është krijuar një terr i aksionit opozitar i cili ka prodhuar shumë pikëpyetje mbi bashkimin politik të dyshes Bardhi-Berisha.

Kukësi ishte një tregues në fakt se si ky bashkim prodhoj vetëm 3000 mijë vota. Kur vetë Partia Demokratike në vitin 2015 kishte frymën kundër, kishte edhe Metën kundër që në atë kohë ishte LSI dhe jo Parti e Lirisë, e morri 14.000 mijë vota.

Prandaj lajmi ditës është braktisja e Berishës nga grupi i Bardhit të cilët po e lenë në një ditë të vështirë atë anije, e cila kërkon të lundroj në oqeanin e madh por që nuk ka leje të hyjë në ato ujëra. Mesa duket mesazhet e ndërkombëtarëve nuk paskan qenë për zotin Berisha edhe pse u marketua si një fitore e Berishës për të sjellë jetën parlamentare në qetësi, por për grupin e Bardhit. E mesa duket Bardhi po kërkon të përfitoj nga kjo situatë në të cilën po gjen momentin e duhur që atë që nuk e bëri dot me Bashën ta bëj me Berishën. Për t’i futur thikën pas shpine edhe për t’i marr atë pjesë të elektoratit që i ka mbetur. Prandaj sot qytetarët janë të përhumbur nga ky aksion politik i cili mbi të gjitha nuk po përçon mesazhet e duhura sepse aty ku ata duhet të ishin bashkë për të votëbesuar Berishën nuk janë sepse ndryshe nga deputetët e Rithemelimit që e njohin Bardhin për kryetar të Grupit Parlamentar, grupi i Bardhit nuk do ta njohë Berishën. Prandaj fjalët e atij banori në Kamëz kanë kuptim edhe përçojnë mesazh. Doktor Bardhi po ta bënë me hile./dritare.net

Artikulli paraprakNën akuzë për shpërdorim detyre/ Paraqitet në SPAK ish-ministri Ilir Beqaj
Artikulli tjetërKoncesioni i sterilizimit/ “Gjyqtari kërkon një masë të ashpër”, Ilir Beqaj del nga SPAK, ‘mbyll gojën’ para gazetarëve