Dokumentat, Alket Hyseni e grabiti pronën me kryeregjistruesin e Vlorës

Leja e Edi Ramës është dhënë për llogari të mikut ndërtues Gon Papuli dhe deputetit Alket Hyseni, që deri pak muaj më parë drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit
Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish-kryeregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi. Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin i lidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj.
Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një person i burgosur një vit më parë për falsifikim dokumentash pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor i Hipotekës në Vlorë.
Partia Demokratike ka zbardhur dje me dokumenta dhe fakte konkrete se si grabitja e tokave në bregdet nga Alket Hyseni për të ndërtuar resorte turistike me firmën e Edi Ramës është skemë kriminale shtetërore.
Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate, Albana Vokshi zbardhi skemën se si Hyseni bashkë me Elmazin falsifikuan dokumentat për të tjetërsuar dhe grabitën pronën e qytetares nga Vlora.

“Sa për ilustrim, Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, sepse Edi Rama e ka shpërblyer, duke e sjellë në një vatër po aq të madhe korrupsioni, drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë.
Por asgjë nga këto nuk do të ndodhte, nëse pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave në bregdet nuk do të ishte Edi Rama. Partia Demokratike publikoi të dielën dy dokumentat që provojnë se kryeministri që bërtet se po bën shtet ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti turstik mbi pronën e grabitur, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Leja e Edi Ramës është dhënë për llogari të mikut ndërtues Gon Papuli dhe deputetit Alket Hyseni, që deri pak muaj më parë drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.
Peshk më të madh se kryeministri, drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët”, tha Vokshi.

Grabitja e pronave nga Hyseni, denoncimi
Një pronare tokash në Dhërmi ka dhënë një deklaratë bombastike, duke akuzuar deputetin e Partisë Socialiste për vjedhje toke.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në mbrëmjen e sotme, një pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është disktuar për grabitjen e tokave në bregdetin shqiptar, nëpërmjet “kopsitjes” së dokumentave me ligj, një pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën.
Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra katrorë tokë. “Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.

Artikulli paraprak“10 euro për të qenë shqiptarë”
Artikulli tjetërArrestimi i Gjuriç, Vuçiç telefonon Putinin