Dokumentat që dëshmojnë bashkëpunimin e ish-gjykatësit kriminel me trafikantët

Të dashur miq, këtu më poshtë keni 4 dokumentat zyrtare për njeriun më të besuar të Ramës dhe Xhafës, gjykatësin kriminel Agim Hysi, vendimet e KLD, të vitit 2002 si dhe të GjL, GJK dhe Gjykatës së Starsburgut për vendimin e KLD për përjashtimin e tij si falsifikator të veprave kriminale të trafikantëve, lirimin e plaçkitësve të armatosur etj., etj.
Si shpërblim për bashkëpunimin e tij me grupe trafikantësh ai emërohet nga Rama në krye të shërbimit inteligjent të Ministrisë së Brendshme.
Lexoni dhe mesazhin e qytetarit dixhital. sb1111111111
“Përshëndetje,
Uroj të jeni mirë!
Pashë këtë lajmin më poshtë. Ky Agim Hysi është gjyqtar i shkarkuar për korrupsion nga KLD që në 2002 dhe ka humbur gjithë gjyqet deri GJEDNJ. Rrezik ka edhe dosje, nisur nga surrati dhe ku ka qenë i përfshirë dhe i besuar i Ramës dhe Xhafës.
Kanë nxjerrë CV e.
Ai 3 vjet ka qenë avokat shteti te zyra Strasburg dhe përfaqësonte shtetin shqiptar në kundërshtim me ligjin.

Me poshtë:
Vendim i KLD që e ka shkarkuar si gjyqtar në vitin 2002;
-Vendim të GJEDNJ-së për papranueshmëri të kërkesës së tij sa i takon procesit të humbur në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese lidhur me vendimin e KLD-së;
-Vendim i Gjykatës së Lartë 2013, në lidhje me kërkesën për rihapje të procedurave (rishikim vendimi)sa i takon vendimit të KLD-së;
-Vendim i Gjykatës Kushtetuese 2015, në lidhje me kërkesën proces i parregullt ligjor në Gjykatën e Lartë në lidhje me kërkesën për rishikim;
-Agim Hysi, pavarësisht se i shkarkuar si gjyqtar është emëruar Avokat Shteti në nivel qendror në kundërshtim me ligjin. Jo vetëm nuk ka kaluar provat e testimeve dhe trajnimeve, por nuk ka përmbushur as kriteret formale për t’u pranuar si kandidaturë që futet në garë, pasi sipas ligjit “Për Avokaturën e Shtetit” një nga kushtet është: ‘ të mos jesh i dënuar apo larguar nga çdo funksion publik për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave’ (neni 20, pika 1/c Kushtet për t’u emëruar ‘ Avokat Shteti’ . Gjithashtu, nuk duhet të jetë i angazhuar politikisht.

A. Hysi është i angazhuar dhe politikisht tek PS, biles nivele të larta (nuk kam prova konkretisht, por e kam dëgjuar nga persona që kanë dijeni tek PS)
– Agim Hysi është, i emëruar në Zyrën e përfaqësimit në Gjykatat e Huaja Strasburg. Përfaqësimin e bën A. Hicka në kundërshtim me ligjin, pasi Avokati që përfaqëson në STRX është një nga avokatët i shtetit i propozuar nga Avokati i Përgjithshëm, por i emëruar nga ministri i Drejtësisë.
Pra në kushtet që nuk kanë zbatuar ligjin, Hysin e ka emëruar në Zyrën e përfaqësimit me jashtë, por i vetshpallur përfaqësues ligjor pa emrim nga ministri është A. Hiçka”.

22222222222

33333333

444444

Artikulli paraprakVettingu në polici i dështuar me Hysin të inkriminuar
Artikulli tjetërProvat në gjykatë të Lidhjeve të Tahirit me drogën e Habilajve