Dokumenti ekskluziv/ Gjykata e Lartë rikthen betejën për Vulën e PD, caktohet relatori

Lufta për legjimitetin e Partisë Demokratike, e cila ka vazhduar për gati 3 vite mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, është rihapur sërish dhe këtë herë zgjidhja do të jetë përfundimtare.

Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, i cili la në fuqi “Zhukrin” që njohu për Parti Demokratike, Komisionin e Rithemelimit dhe legjimitoi Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, Lulzim Basha, menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Apelit i cili e kaloj legjimitetin te grupimi i Berishës, nuk humbi kohë por bëri rekurs në Gjykatën e Lartë më 23 Korrik 2024.

Vetëm 6 ditë më pas Gjykata e Lartë, më 29 Korrik 2024 pranoi rekursin e Bashës dhe në njëkohësisht tërhoqi dosjen e plotë të çështjes nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Vetëm një ditë më pas më 30 Korrik 2024, sipas dokumentit që disponon Alfapress.al, GJL jo vetëm që ka regjistruar çështjen me, Nr. 90600-00442-00-2024, por edhe ka hedhur shortin duke caktuar Relatorin, i cili do të jetë gjyqtari Enton Dhimitri.

Dokumenti ekskluziv/ Gjykata e Lartë rikthen betejën për

Sipas të njëjtit dokument, objekt i shqyrtimit do të jetë pikërisht dimensioni kryesor i konfliktit të gjatë juridik, i cili nuk u trajtua as te vendimi i gjyqtarit, Agron Zhukri, në Fakt dhe as te dy vendimet e kundërta në Apel. Pra Gjykata e Lartë me Relator Enton Dhimitrin, do të shqyrtojë atë që në zhargon juridik quhet, “Themel”, i çështjes dhe konfliktit, i cili është legjimiteti dhe procedura statutuore e “Kuvendit të Stadiumit” të organizuar nga Sali Berisha më 11 Dhjetor 2021 dhe vendimet e të cilit gjyqtari Zhukri, i njohu dhe i regjistroi apriori dhe pa hetim gjyqësorë.

Faktikisht Gjykata e Lartë në një vendim të mëparshëm, pasi riktheu në Gjykatën e Apelit pas Rekursit të Rithemelimit, e kishte urdhëruar këtë të fundit që përveç legjimitetit të palëve, duhej ta trajtonte çështjen edhe në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të thelluar.

Pra “hetimin” e ligjshmërisë së Kuvendi të Rithemelimit të cilin njohu fillimisht Zhukri dhe së fundmi, e rinjohu dhe e ktheu në fuqi trupa e tre gjyqtareve, Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, në 11 Qershor 2024. Pavarsisht një tentative të këtyre 3 gjyqtareve për të vonuar zbardhjen e vendimit të tyre, pas “kërcënimit” të Lulzim Bashës në një konferencë për shtyp ku i paralajmëroi që të zbatojnë ligjin përndryshe do kallëzohen në KLGJ, e madje edhe në SPAK për shpërdorim detyre, vetëm 3 ditë më pas në 19 Korrik, u zbardh vendimi duke i hapur rrugën rekursit në Gjykatën e Lartë, ku u kërkua zhbërja e “Zhukrit” dhe Apelit që e riktheu në fuqi, pasi vendimet janë marrë mbi një Kuvend në paligjshmëri të plotë dhe madje, edhe me falsifikim të vulave dhe stampave zyrtare të Partisë Demokratike.

Pas dorëzimit të rekursit gjithçka ka ecur shumë shpejt në Gjykatën e Lartë, duke korigjuar kështu lojën kriminale 3 vjeçare me zvarritje në Fakt dhe Apel, e cila rezultoj se më shumë se kujtdo i shërbeu Edi Ramës.

Alfapress.al mëson se brenda vjeshtës, Gjykata e Lartë, do të dalë me një vendim për këtë çështje. Kujtojmë gjithashtu se pas vendimit të Apelit i cili i dha PD, Komisionit të Rithemelimit me plot 29 bashkëkryetarë, partia e udhëhequr nga Basha kaloi një traumë të fortë dhe krisje në lidership.

Një grup anëtar kryesie, (Alibeaj, Kulluri etj), këmbëngulën për krijimin e një partie të re duke pretenduar se rekursi në Gjykatën e Lartë mund të vonojë edhe me vite siç ndodhi me Apelin.

Por Lulzim Basha pas turbullimit të parë, duke besuar te fakti se ligjshmëria e PD nuk i takon grupit të Berishës i cili falsifikoi dhe bëri një “Kuvend” antistatuor, me forcë ndoqi rrugën e rekursit dhe ndryshe nga presionet dhe sirenat që i këndonin në vesh, po rezulton se çështja e PD do të zgjidhet shumë shpejt, duke shteruar “ligjshmërinë” e Kuvendit të Rithemelimit në stadium. Detyrë dhe urdhër ky i Gjykatës së Lartë, por që treshja e Apelit nuk e zbatoj./Alfapress.al

Artikulli paraprakZbulohen lidhjet politike te Erjon Goxharaj, policit që plagosi 45-vjecarin që kishte lidhje me të shoqen
Artikulli tjetërMungesa e aksesit në autostradën Thumanë-Kashar, PD-Demokratët Euroatlantikë 8 muaj në krah të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës