Nga Kastriot Dervishi
Në përfundim të letrës së të dënuarit Muharrem Xhakoni, ju njoh edhe me përgjigjen e ardhur nga aparati i Partisë së Punës. Përgjigja është shumë e qartë se krimet dhe torturat në burgje ishin politikë partiake e shtetërore. Teksti ishte ky:
Siç duket, i burgosuri Muharrem Xhakoni është nxitur nga njëri e tjetri për të shpifur e trilluar për njerëzit tanë, duke dashur që të vendosin ata të dënuar të pushtetit popullor, rregullat e burgut.
Këta të burgosur, kur ishin jashtë, kanë bërë lloj-lloj planesh në dëm të partisë e të pushtetit popullor, por tani që i zuri drejtësia e popullit dhe i dënoi ata, këta mundohen të shpifin e të vënë rregulla sipas qejfit të tyre.
Rregullat e burgut janë të caktuara dhe të nevojshme për këta armiq.
Rita Marko
23.2.1963