Departamenti i Atikorrupsionit, Aksesit në Shërbim dhe Transparencës ka publikuar dokumentat që vërtetojnë se, gazi helmues që u përdor ndaj protestuesve u ble me lekët e shqiptarëve nga një biznesmen i PS i lidhur me bandat.
Në nëntor 2018, OSHEE shpalli procedurën me objekt “Blerje uniforma dhe pajisje sigurie për punonjësit e OSHEE”, me fond limit 1,98 miliardë lekë. Procedura u zhvillua në 17.12.2018.
Autoriteti kontraktor shpalli fitues ofertën më të ulët, atë të firmës “D&E”, me vlerë 1,58 mld.
Pranë autoritetit dhe, më pas, pranë Komisionit të Prokurimit Publik paraqiti ankesë bashkimi i operatorëve “Marsi & AL & MSSC & Koan”, i cili kishte marrë pjesë në tender me ofertën më të lartë, 1,9 mld lekë.
Komisioni i Prokurimit Publik, i njohur tashmë prej 6 vitesh, si institucion nën sqetullën e Engjëll Agaçit, ka pranuar ankesën dhe ka urdhëruar OSHEE të shpallë fitues bashikimin e operatorëve të sipërpërmendur.
Diferenca e ofertës së këtij bashkimi operatorësh me ofertën e skualifikuar nga KPP-ja është 353 mln lekë.
Po çfarë përfaqëson ky bashkim operatorësh? Cilat janë shoqëritë që marrin pjesë në të?
Shoqëria “MSSC” shpk (Military System Supply Company), furnizuesja e dyshuar e MPB me gazin helmues të përdorur ndaj protestuesve nën urdhërat e ministrit Lleshaj, është një shoqëri e cila ka lulëzuar në mënyrë shpërpjestimore me të kaluarën e saj në vitet e qeverisjes rilindase.
Kjo shoqeri ka perfituar tenderat e mëposhtem, në një total prej 3,7 mld lekësh:
1. Nga OST, tenderi me objekt “Blerje rroba pune”, me vlere 419 mln leke (2015)
2. Nga Policia e Shtetit, tenderin me objekt “Paisje speciale per Policine e Rendit (Komisariati Special Renea)”, me vlere 997 mln leke (2016)
3. Nga Policia e Shtetit, tenderin me objekt “Pajisje armatimi (kofshore taktike per pistolete 9×19 mm) per Policine e Shtetit”, me vlere 40,3 mln leke (2016)
4. Nga OST, tenderi me objekt “Blerje rroba pune”, me vlere 275 mln leke (2016)
5. Nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, tenderin me negociim pa shpallje, me objekt “Blerje Paisje Speciale per Policine”, me vlere 87,3 mln leke (2018).
Por vlerën më të madhe, sipas pagesave të thesarit, kjo shoqëri e ka përfituar me kontrata të klasifikuara (???), me objekt blerje armatim dhe pajisje për Policine/Garden/Burgjet, me vlere total 9,96 mld leke.
Ortaku i vetëm dhe administratori i kësaj shoqërie është Emiljano Dusha, i njohur për lidhjet e tij me bandat e ’97 (http://www.trepca.net/…/050826_mero_baze_leter_hapur_kryepr…), si dhe i vetshpallur “misionar” pranë Partisë Socialiste.
Rilindja e Ramës vetëm këtë mënyrë njeh për të (mos)qeverisur vendin, duke bërë shkrumb e hi paratë e shqiptarëve, duke pasuruar pa kriter dhe në ortakëri veten dhe bandat e duke blerë votën e qytetarit, të cilit i ka pirë deri pikën e fundit të gjakut.