Çështja e ish-ministrit të Brendshëm të Edi Ramës, Saimir Tahiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Pas përgjimeve të reja të dalë në Itali, ku ka dalë në skenë Moisi Habilaj, për trafiqe të drogës, këtë herë bëhet fjalë për deputeten socialiste, Klotilda Bushka.
Kjo e fundit, rezulton të ketë udhëtuar në të njëjtën ditë, orar dhe avion me bashkëshorten e Saimir Tahirit dhe babain e tij.
Deputetja Klotilda Bushka, aktualisht bashkëkryetare e komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka udhëtuar me Fatlinda Tahirin, Bashkim Tahirin dhe Moisi Habilajn, trafikantin e famshëm, kushëriri i Saimir Tahirit i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe aktualisht në kërkim, pasi është arratisur.
Rastësi ky udhëtim apo jo? Kjo mbetet për t’u sqaruar nga deputetja Bushka.