Dokumenti/ Lleshaj gënjeu, ja ligji që flet qartë për përgjegjësinë e tij për tenderin e uniformave

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, duke publikuar dokumentin që flet qartë për përgjegjësinë e ish-ministrit Lleshaj për tenderin e uniformave.

Vasili shkruan se, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gënjeu kur tha se si Ministër i Brendshëm nuk ka përgjegjësi për aferën e tenderit 28 milion euro për uniformat e policisë ku në prangat e SPAK kanë rënë 9 zyrtarë.

‘Lleshaj gënjeu për përgjegjësitë e tij për tenderin e uniformave duke bërë gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi:

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.

Lleshaj ka përgjegjësi të qarta, që ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.

Kjo VKM percakton qarte ne piken 5 dhe 6 se:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai.

Edhe buxheti i Agjencisë edhe pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendeshme.

Ja çfarë thotë VKM 81 datë 14.2.2018:

“3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

5. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit.

6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.

Drejtori pra përgjigjet vetëm para Ministrit te Brendshem ndërsa Lleshaj gënjen hapur.

Çfarë halli ka që genjen është detyrë e drejtesisë ta qartësojë.

Këta të rilindjes këtë mision kanë që të mashtrojnë pa fund dhe pacipësisht, por e vërteta nuk mbulohet.

SPAK të heqë dorë nga cironkat, por të çojë para drejtësisë peshkaqenët!

P.S Foto e VKM Nr.81 datë 14.2.2018

1 14

Artikulli paraprakBerisha publikon videon tronditëse! Shikoni si polici i Veliajt godet me shkelma të moshuarin e rrëzuar në tokë
Artikulli tjetërIsh-ministri i PS: Qeveria aktuale është e babëzitur, arrogante dhe e korruptuar, këtë e tregojnë edhe shifrat