Dokumenti sekret i Ramës: Xhafaj, Tahiri dhe Lleshi nuk do votojnë PS-në

Tre ish ministrat e Brendshëm të Ramës nuk do të votojnë PS me 25 prill. Kjo konstatohet nga listat e përgjuesve të votuesve të Ramës, të cilët shprehen se nuk kanë siguri tek votat e Xhafës, tahirit dhe Lleshajt. Rama dhe sekti i tij duket se po braktisen edhe nga njerëzit më të afërt.

Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, të tri ish-ministra të Edi Ramës, nuk ka informacion të sigurtë se do të votojnë për Partinë Socialiste. Edhe pse Tahiri ishte ministri “yll” i Edi Ramës, endja nëpër gjykata duket se e ka larguar edhe ideologjikisht nga partia.

Në regjistrat e PS, ai rezulton pa informacion, ndërsa njësoj është edhe Fatmir Xhafaj. Por nëse për këta të dy, PS nuk ka informacion, për Sandër Lleshajn, dihet me siguri se nuk është votues i sigurtë.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

Artikulli paraprak30 mijë qytetarë nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri
Artikulli tjetërInvestigimi i prestigjiozes “The Guardian”: Si manipulon Rama numrin e ndjekësve në Facebook