Dokumenti/ Tom Doshi i dënuar me 1 vit burg, zbardhet dosja e prokurorisë

Prokuoria e Përgjithshme ka përfunduar gjetjet për ish-deputetin Tom Doshi, në kuadër të verifikimit të ligjit të dekriminalizimit.

Megjithëse Doshi nuk ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë informacionet e përmbledhura në disa faqe, drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se ish-deputeti Doshi ka qenë dënuar në 1990 për plagosje të rëndë me dashje dhe sjellje të padenjë në shoqëri.

Gjithashtu, Doshi është hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti është hetuar për goditje për shkak të detyrës dhe dëmtime të tjera me dashje.

Gjithashtu ai është hetuar lidhur me kallëzim të rremë, deklarim i rremë para prokurorit, kanosje për deklarime a dëshmi apo përkthim të rremë.

Një tjetër çështje për të cilën ish-deputeti është hetuar ka qenë ajo e refuzimit për deklarim apo deklarim i rremë i pasurisë.

Gjetjet nga Prokuroria:

Tom Doshi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton i hetuar apo i akuzuar për veprat penale:

– Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “sjellje e padenjë në shoqëri” më 26.02.1990.

– Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” më 20.01.2012.

– Goditje për shkak të detyrës, më 13.03.2008.

-Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, më 20.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme.

– Refuzim për deklarimin, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nën punësve publik.

Rezulton të ketë qenë i ndaluar për “kallëzim të rremë” nga data 26.03.2015 deri më 28.03.2015 pasi gjykatat u ka caktuar masën “arrest shtëpie”

Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg në Durrës si i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje më 26.02.1990.

Rezulton të ketë qenë me masë sigurie personale:

“Arrest në shtëpi” më 28.03.2015 për “Kallëzim të rremë” “Kanosje për deklarime të rreme.

– “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 28.04.2015 “Kallëzim i rremë”

-Rezulton të jetë “Non Grata” në SHBA.

1 4

2 4

3 2

4

Artikulli paraprakKlinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA mbërrin në Shkodër, Ponari: Ndërtojmë një strategji të gjithanshme
Artikulli tjetërProtesta e banorëve të rrugës 5 Maji, Berisha: Stop terrorit ndaj qytetarëve!