Dokumenti zyrtar i Kongresit Amerikan: Soros loboi me 10 milionë USD për Lu në Kirgistan

Një dokument i Kongresit Amerikan, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të atij institucioni, konfirmon lidhjet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, me fondacionin e multimiliarderit George Soros. Diplomati amerikan i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjet e tij me Soros, por Kongresi Amerikan ka publikuar një dokument lobimi, në të cilin gjendet edhe emri i Donald Lu.
Në korrik 2018, Kongresi ka publikuar “Raportin e Lobimit” të fondacionit Shoqëria e Hapur, i drejtuar nga George Soros. Në këtë dokument, rezulton se Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollar për të lobuar pranë kongresmenëve për çështje, të cilat kanë interes për fondacionin.
Në listën e shpenzimeve, të detajuara në këtë dokument, rezulton edhe lobimi për emërimin e Donald Lu si ambasador në Republikën e Kirgistanit. Ky lobim është realizuar gjatë kohës kur Donald Lu vijonte të ushtronte funksionin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Gjatë vitit 2018, media amerikane ka publikuar raporte të ndryshme për lidhjet e Donald Lu me fondacionin Soros. Grupi investigative “Judical Ëatch” publikoi në muajin Prill disa dokumenta, në bazë të të cilave argumentonte se admnistrata e Donald Lu në ambasadën e Tiranës kishte bashkëpunuar me Soros-in.
Donald Lu reagoi menjëherë ndaj publikimit të grupit investigativ amerikan, i cili u përhap edhe në median shqiptare. Ambasadori Lu zgjodhi valët e Seksionit Shqip të “Zërit të Amerikës” për të mohuar bashkëpunimin me Soros. Në një prononcim për “VOA”, Donald Lu u shpreh: “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj…. Kritikët e reformës në drejtësii kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi…”.

Por, dokumenti i Kongresit Amerikan, i cili shoqëron këtë artikull, dëshmon tërësisht të kundërtën e asaj që ka deklaruar ambasadori Lu. Emri i tij gjendet i 17-ti në një listë prej 26 çështjesh, për të cilat Fondacioni Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollarë për lobim.
Duke konsultuar këtë listë, rezulton se Soros ka pasur interest ë veçantë dhe lobuar vetëm për dy emra të përveçëm, për kandidaturën e Donald Lu si ambasador në Kirgistan, si edhe për David Cornstein, si kandidat për ambasador në Hungari. Ndërsa pjesa tjetër e listës, për të cilat ka lobuar Soros pranë Kongresit Amerikan lidhen me çështje si liria e medias, rezoluta për Korenë e Veriut, etj.
Donald Lu ka qenë një prej ambasadorëve amerikanë më aktivë në jetën politike dhe publike në Shqipëri. Ai u përfshi personalisht në hartimin dhe më tej miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Opozita shqiptare ka kundërshtuar aspekte thelbësore të kësaj reforme, duke e konsideruar se ajo po i dorëzonte pushtetin gjyqësor maxhorancës politike të kryeministrit Edi Rama.
Projekt-Reforma, e hartuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, u mbështet fuqishëm nga ambasadori Lu dhe fondacioni Soros, i cili angazhoi ekspertë, fonde dhe organizma joqeveritarë nën ombrellën e tij, për të zhvilluar një fushatë të egër pro-draftit.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, nëpërmjet fondacionit Soros, po synonte të merrte kontrollin e të gjithë pushteteve në Shqipëri. Përballë këtyre akuzave, shpesh herë ka reaguar Donald Lu, i cili mohonte përfshirjen e grupit të multimiliarderit George Soros.
Tashmë, pas largimit të Donald Lu nga Shqipëria dhe emërimit të tij si ambasador në Kirgistan, po publikohen dokumenta që vërtetojnë se Donald Lu ka qenë investim i Fondacionit Soros. Ashtu siç po vërtetohet se Reforma në Drejtësi, e mbështetur fuqimisht prej tij, i dorëzoi sistemin e drejtësisë pushtetit politik të Edi Ramës, gjithashtu mik i deklaruar i George Soros.

“Boldnews.al”

Artikulli paraprakMe a pa Llesh MB ka shkuar për dreq, peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!
Artikulli tjetërPresidenti Meta reagon për heqjen e Shqiponjës