Dominim total, Inter i jep leksion Lazio-s, i thyen pastër 3-0, zikaltërit “fluturojnë” në finalen e Superkupës

Inter thyen pastër 3-0 Lazion dhe “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë aty ku do të përballet me Napolin.

Ekipi i Simone Inzaghi-t ishte perfekt në këtë mbrëmje duke mos e vendosur ndeshjen asnjë moment në dyshim.

Në minutën e 17-të ishte Thuram që kaloi zikaltërit në avantazh pas një asisti nga Dimarco. Inter nuk e uli ritmin në asnjë moment duke flirtuar me golin e dytë, por fati nuk ishte me Barella-n që në minutën e 37-të goditi traversën.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Calhanoglu u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Për të mbyllur llogaritë me Lazio-n mendoi Frattesi në minutën e 89-të duke shënuar dhe golin e tretë. Asllani dhe Hysaj, dy legjionarët kuqezi, u aktivizuan si zëvendësues pas minutës së 80-të.

Exit mobile version