Dominon Real Madridi

Revista “World Soccer” ka publikuar listën prej 500 futbollistëve më të rëndësishëm për sezonin që lamë pas. Real Madridi është klubi që ka më së shumti lojtarë (19) për shkak të triumfit në La Liga dhe Champions League, që zhvilluan një sezon historik.
Ata janë: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Pepe, Nacho, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modriç, Isco, Asensio, Kovaçiç, James, Cristiano Ronaldo, Bale, Benzema, Morata dhe Vallejo.
Bayern Munich renditet i dyti me 14, derisa Barcelona ndan pozitën e tretë me Chelsean e Juventusin, që kanë nga 13 lojtarë (Ter Stegen, Jordi Alba, Umtiti, Pique, Sergi Roberto, Rakitiç, Iniesta, Busquets, Andre Gomes, Alcacer, Messi, Neymar dhe Suarez). Atletico (Oblak, Juanfran, Filipe Luis, Godin, Gimenez, Carrasco, Torres, Gabi, Gameiro, Koke, Saul e Griezmann) në pozitën e gjashtë është Dortmund me 12.
Derisa i përket ligave në përgjithësi, në mesin e 500 lojtarëve më të rëndësishme në planet, Spanja prin me 66, e ndjekur nga Gjermania me 64 dhe Anglia me 63.

Exit mobile version