Donald Trump dënon sulmin e Indisë në Pakistan: Është turp, shpresoj të përfundojë sa më shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cilësoi tensionet në rritje mes Indisë dhe Pakistanit si “turp”, ndërsa sekretari i Shtetit Marco Rubio zhvilloi biseda me zyrtarë nga të dy vendet pas sulmeve ajrore indiane në territorin pakistanez dhe në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

 

“Ky është turp. Sapo dëgjuam për të. Mendoj se njerëzit e kishin parandier se diçka do të ndodhte, duke pasur parasysh ngjarjet e kaluara. Ata kanë qenë në konflikt për një kohë shumë të gjatë. Shpresoj vetëm që gjithçka të përfundojë sa më shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi përmes një postimi në “X” se SHBA-ja po e monitoron nga afër situatën dhe se do të vazhdojë të angazhohet me partnerët e saj në rajon për të nxitur “zgjidhje paqësore”.

Sipas Departamentit të Shtetit, Rubio zhvilloi biseda me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Indisë dhe Pakistanit, duke u kërkuar të dy palëve të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Artikulli paraprakRama vijon mashtrimet me premtime elektorale/ Sabah Sheta: Koalicioni Euroatlantik, e vetmja zgjidhje për Krujën
Artikulli tjetër“Çamëria nuk është çështje ideologjike, është çështje shpirti”/ Gëzim Ademaj i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Vlorë: Më 11 Maj vota për Nr. 4