Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ceremonia do të zhvillohet më 20 janar 2025, njoftoi sot Kremlini.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm, tha përfaqësuesi i Kremlinit sot.
“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.
Sakaq CBS News raportoi të mërkurën se Trump ka ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit.
CBS News duke cituar burime anonime, tha se nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.